
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ose do të ketë reciprocitet në dokumente ose s’do të ketë fare dokumente kalimi në asnjërën anë, raporton Gazeta10.
Duke folur për atë se si do të shkojnë gjërat më tej lidhur me reciprocitetin, ai ka mbajtur këtë qëndrim.
“Ose nuk do të ketë fare dokumentet të tilla në asnjë anë ose do të ketë në të dyja”, ka thënë ai.
Kurti ka thënë se kjo nuk është punë inati por sepse është parim i mirë që rregullon raportet mes dy fqinjëve.
“Pra gjithmonë, simetri, balancë, barazi, reciprocitet. Jo për inat por për shkak se është parim i shëndosh për marrëdhëniet fqinjësore”, ka shtuar më tej Kurti.
Sot në orën 15:00 Kurti do t’i pres në takim të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe të dërguarin special të Bashkimit Europina për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këto takime po zhvillohen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçqi, nuk kanë gjetur ndonjë zgjdhje kompromisi javën e kaluar në Bruksel për çështjen e targave dhe dokumenteve të kalimit.
Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar se më 1 shtator do të fillojnë zbatimin e masave të reciprocitetit. Kujtojmë se para një muaji, kjo temë ka nxitur tensione dhe destabilizim në veriun e Kosovës. / Gazeta10