
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se para se të mbahen zgjedhje të reja në katër komunat veriore, duhet të vendoset ligji, sepse pa të s’mund të ketë zgjedhje demokratike.
“Zgjedhjet do të mbahen sipas rendit dhe ligjit. Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike. Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis”, deklaroi Kurti për France 24.
Kurti ka thënë se kryetarët aktual kanë legjitmitetin e duhur dhe nëse ata s’hynë në komuna ka pyetur se ku duhet të hyjnë.
“Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi. Nuk ju kanë dalë llogaritë. Kanë menduar se atje do të dështojë sistemi, por nuk ka ndodhur. Janë katër kryetarë. Nëse nuk do të hyjnë në ndërtesa zyrtare, ku duhet të hyjnë? Nëse ato s’janë për ta, për kë janë?”, tha kryeministri.
Ai ka thënë se katër kryetarët e sheh se s’do mund ta përfundojnë mandatin dhe mund të kemi zgjedhje brenda muajsh, por nuk duhet të ketë banda në veri.
“Ne kemi për ta mbrojtur kushtetutshmërinë. Këta katër kryetarë nuk shoh se do ta përfundojnë mandatin. Brenda muajsh mund të kemi zgjedhje, por nuk duhet të ketë banda. Duhet pasur kushte për zgjedhje të parakohshme. Pas disa muajve mund të kemi zgjedhje të parakohshme, por ky nuk është qëllimi. Qëllimi është sundimi i ligjit. Duhet së pari të heqim bandat e dhunshme dhe vetëm atëherë mund të kemi zgjedhje”, ka deklaruar kryeminstri.”, deklaroi ai./Gazeta10