
Kryeministri Albin Kurt ii pyetur për prishjen e mundshme të marrëdhënieve me Amerikën, ka reaguar me nervozizëm duke thënë se nuk ekziston dicka e tillë.
“Nuk prishemi me Amerikën. Si është kjo pyetje dhe sdi si po i lexoni këto raportet diqysh si gjyshi me nipin. Sdi ka po i merrni. Ne i kemi miq dhe partnerët. Nuk ekziston raport i tensionuar. Kjo mënyrë është edhe ofendim për SHBA-të. Partneriteti me ta është aleancë që bazohet mbi vlera dhe me interesa të përbashkëta. Na jemi në real time me Amerikën” ka thënë Kurti. /Gazeta10