Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti përballë Scholzit në Berlin

Gazeta10
14 October 2022 - 23:44

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit pa hyrë në detaje, thuhet se dy liderët kanë biseduar për çështjet aktuale dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

“Me Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, Kryeministri Kurti bisedoi për marrëdhëniet shumë të mira bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për çështjet aktuale”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim janë dhënë edhe detaje për takime të tjera që Kurti i ka zhvilluar në Berlin.

Me njërin prej liderëve të Partisë Social Demokrate gjermane, Lars Klingbeil, Kurti ka biseduar për vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në përmbyllje, thuhet se kryeministri ka marrë pjesë në darkën e liderëve, ku me një fjalë rasti u është drejtuar krerëve shtetëror, komisionerëve evropianë, udhëheqësve të partive dhe përfaqësuesve të tjerë pjesëmarrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.