Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Kurti po e shmang, si djalli” – Matoshi: Kosova e ka obligim ndërkombëtar Asociacionin

Gazeta10
07 February 2023 - 21:09

Pranimi i planit evropian për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi nga ana e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ka qenë temë e diskutimi mes panelistëve të Politikos sot.

Komentatori, Halil Matoshi ka folur lidhur me krijimin e Asociacionit duke thënë se tanimë ai është pranuar nëse nuk bëhet ka dy pasoja për Kosovën, sanksionimin dhe izolimin.

“Jemi më një situatë ku realisht kurrkush nuk  po kërkon Asociacion sepse Asociacioni është pranuar tanimë. Secila Qeveri demokratike merr obligimet e qeverive të kalume nëse s’konsiderohet se ata kanë qenë fashistë, anti-shtet radikale në limite shtetërore etj. Mua më habit qëndrimi i LVV-së kur e shmangin faktin që marrëveshja për Asociacionin është marrëveshja e parë Brukselit e vitit 2013 e cila u ratifikua në Kuvendin e Kosovës me 84 vota pro. Kosova e ka një obligim ndërkombëtarë dhe kryeministri edhe eksponentët e tij, deputetët po e shmangin sikur djalli që Kosova e ka një obligim ndërkombëtarë dhe mos përmbushja e këtij obligimi ka dy pasoja, më e madhja është izolimi më e vogla është sanksionim sepse kështu funksionon sot bota.

Tutje, Matoshi ka thënë se asnjë lider asnjëherë nuk ka kërkuar një Asociacion jashtë ligjeve të Kosovës.

“Kurrë asnjë lider botëror as kosovarë nuk ka kërkuar Asociacion jashtë Kushtetuese së Kosovës.”, ka përfunduar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.