
Në emisionin informativ “Info10” me gazetaren Gresa Bardhecaj, analisti Azem Vllasi duke komentuar iniciativen e AAK-së për mosbesimin ndaj qeverisë Kurti, ka thënë se duhet të mendohet se çka duhet bërë pas mocionit nëse ai kalon.
“Me këtë demagogji, me këto vendime populliste që shpeshherë janë në dëm të Kosovës, se di si e kemi disponimin në opinion për zgjedhje të reja”, tha Vllasi.
Ai tutje tha që qeveria Kurti i ka ngatërruar hesapet edhe me ata të cilët kanë rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe shtetndërtimin tonë.
“Pa lirimin e policëve nuk ka vazhdim të dialogut”. Vuçiqi do të shantazhojë me lirimin e serbëve të cilët janë zënë duke kryer vepra penale”, tha Vllasi.
Ai tutje tha se pasojat për Kurtin janë të pa përmirësueshme. “Uroj që për Kosovën të jenë të përmirësueshme sepse amerikanët dhe evropianët e dijnë që ne i respektojmë”, tha Vllasi.
Vllasi tha tutje se Kurti nuk duhet t’i ndreqet Vuçiqit dhe ta pranojë atë strategji dhe taktikë të tij, sepse strategjia e Vuçiqit është që të krijojë tensione duke i keqpërdorur serbët e pjesës veriore, për ta izoluar atë pjesë të Kosovës. /Gazeta10/