Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Policia e Kosovës konfiskoi sot qindra armë dhe municione – operacioni po vazhdon

Gazeta10
24 September 2023 - 23:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës në operacionin e sotëm, konfiskoi qindra armë dhe municione.

Kurti bëri me dije se operacioni do të vazhdojë.

“Në operacionin e sotëm kundër terroristëve të armatosur, Policia e Kosovës konfiskoi qindra armë dhe municione, duke përfshirë pajisje të rënda ushtarake si mitralozë, granata dhe më shumë. Policia jonë mbetet në bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe EULEX-in. Operacioni është në vazhdim”, shkroi Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.