
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Policia e Kosovës nuk do të larohet nga komunat, pa u përballur me drejtësi ekstremistët.
Kurti këtë deklaratë e bëri pas takimit që mbajti me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Joseph Borrell në Bruksel, raporton Gazeta10.
‘’Unë i thash Borrellit që policia nuk është në afërsi të godinave, por brenda ndërtesave. Prania e tyre nuk është e dëshirueshme për ne, por është e obligueshme për ta duke pasur parasysh ekstremistët e dhunshëm që kanë ushtruar dhunë mbi policët e Kosovës, ushtarakët e NATO-s, e gazetarët. Ne nuk mund ta bëjmë zvogëlimin gradual dhe proporcional të policisë përderisa nuk ka një përballje të këtyre ekstremistëve me drejtësi dhe largimit të tyre.’’, ka thënë Kurti.