Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin norvegjez

Gazeta10
24 July 2023 - 14:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se Kurti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për kontributin e shtetit norvegjez dhe ritheksoi se “Norvegjia është dhe mbetet partnerja jonë e rëndësishme me të cilën ndajmë vlera, bindje dhe pikëpamje për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë”.

Kurti falënderoi ambasadorin Grondahl për bashkëpunimin sipas tij të shkëlqyer në mes të dy vendeve, si dhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në këtë drejtim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.