
Kryeministri Kurti gjatë ditës së sotme së bashku me dy ministra ka shkuar në Istog, duke parë nga afër dëmet që kanë shkaktuar vërshimet.
Ai pas vizitës ka reaguar në Facebook dhe ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku ka pasur vërshime, duke i ndihmuar e mbështetur.
Gjithashtunë profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar edhe për arsyet që kanë ndikuar në përmbytjet.
“Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet shtetërore qëndrojnë pranë banorëve të komunave ku pati vërshime duke i ndihmuar e mbështetur ata. Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet”, ka shkruar Kurti./Gazeta10