Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti ‘qorton’ Perëndimin për qasje të butë ndaj Serbisë: Kthejani regjimin e vizave, pastaj e zbatojnë marrëveshjen

Gazeta10
09 September 2023 - 17:48

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intevistë për median estoneze “Delfi” ka bërë një numër komentesh qortuese ndaj “qasjes së butë” të Perëndimit ndaj Serbisë, ku madje ka dhënë edhe disa “ide” se si duhet të rrotllojnë këtë qasje.

Për atë se Serbia nuk e zbaton Marrëveshjen e Ohrit, Kurti tha se Serbia duhet të kërcënohet me sanksione; e ku madje ua dha edhe sygjerime BE-së dhe ShBA-së.

“Për shembull, liderët e BE-së duhet t’i thonë Beogradit se nëse nuk e zbatoni Marrëveshjen me Kosovën, do t’ua kthejmë regjimin e vizave. Do të ishin të gatshëm menjëherë ta zbatojnë marrëveshjen, sepse nuk do të guxonin të humbisnin lëvizjen e lirë pa viza”, ka thënë Kurti, raporton Nacionale.

Ndërkaq, edhe më tej ai i sugjeron bashkërisht ShBA-së dhe BE-së se duhet “t’ua theksojnë Serbisë” mbështetjen financiare dhe materiale që ata e marrin prej tyre.

“Duhet t’i thonë që mbështetja ndaj Serbisë nga perëndimi demokratik nuk duhet të merren si e mirëqenë”, ka thënë nAlbin Kurti.

“Po, mendoj se ndaj Serbnisë duhet marrë masa strikte për investimet e huaja. Nëse do të kërcënoheshin me tërheqje, Serbia do të sillej menjëherë në mënyrë të disiplinuar dhe do ta zbatonte marrëveshjen tonë”, ka thënë Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.