Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës, po paguan nga dy mijë euro pjesëtarë terroristë

Gazeta10
23 December 2023 - 12:41

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka dhënë detaje të reja mbi sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti ka thënë se një muaj para sulmit terrorist, i gjithë arsenali i armatimit ka qenë i vendosur në një kompani, që ishte vizituar më parë edhe nga presidenti serb, transmeton telegrafi.

“Arsenali që u përdorë në Banjskë, ka qenë  i vendosur në një kompani e cila është në listën e sankisonuar të SHBA. Pronë e Milan Radoiçiq,  dhe tani është drejtor një ish-kolonel i pensionuar serb, i cili ka marrë pjesë në luftërat në Bosnjë. Këtë kompani e kishte vizituar presidenti serb, Aleksandar Vuciq”, tha ai.

Kryeministri tha se Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA.  Paguhen nga dy mij euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.