Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti, Rama, Bërnabiq darkojnë bashkë, dalin fotografitë nga Forumi i Bledit

Gazeta10
27 August 2023 - 21:08

Dimitar Kovačevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka shkruar në Twitter për Forumin e Bledit.

Aty kanë marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrja e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe liderë të tjerë.

Në këtë samit është folur kryesisht për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin 

”Faleminderit kolegut tim Robert Golob për mundësinë për të zhvilluar një bisedë të hapur gjatë darkës së punës në prag të @BledStratForum. Kjo ishte një mundësi për të konfirmuar edhe një herë rëndësinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si për rajonin ashtu edhe për BE-në”, ka shkruar ai në Twitter.

Një ngjarje tjetër që ka mbledhur liderët e Ballkanit Perëndimor ishte në Greqi, por aty mungoi kryeministri shqiptar Edi Rama.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.