Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

Gazeta10
09 February 2026 - 21:52

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një postim në rrjete sociale ku mbrojti veprimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kritikoi dënimet e propozuara nga Prokuroria e Hagës.

Sipas Kurtit, “Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsiston në mbijetesën dhe dinjitetin e popullit.” Ai theksoi se UÇK-ja ishte bartëse e një lufte të drejtë, ruajtëse dhe mbrojtëse, duke u zhvilluar në rrethanat e okupimit të egër dhe dhunës së apart’heidit që po shndërrohej në gjenocid shtetëror.

Kryeministri u shpreh se çdo përpjekje për t’i shkëputur veprimet individuale nga konteksti historik dhe politik rrezikon të deformojë të vërtetën për luftën e Kosovës. Ai theksoi: “Ne nuk kemi pasur kurrë plan shfarosjeje të asnjë populli tjetër apo të civilëve.”

Kurti kritikoi kërkesën e Prokurorisë për dënim prej 45 vitesh burgim për secilin nga drejtuesit e akuzuar të UÇK-së, duke theksuar se ajo injoron kontekstin e luftës dhe përpiqet ta vendosë këtë çështje në një vakum juridik.

Ai përfundoi duke theksuar se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë dhe kryengritje anti-kolonialiste, dhe se institucionet do të vazhdojnë të mbrojnë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës për liri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.