Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Rezistenca e Jasharëve nuk është një degë në historinë e Kosovës, por vetë trungu

Gazeta10
06 March 2023 - 13:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën solemne duke kujtuar Epopenë e UÇK-së, ka thënë se rezistenca e Jasharve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu, raporton Gazeta10.

“Rezistenca e Jasharëve në Prekaz nuk është edhe një degë më shumë në historinë e Kosovës por ajo është vetë trungu. Lavdi Epopesë së UÇK-së dhe 59 të rënëve të rënë me 5,6,7 mars”, ka  thënë ai.

Kryeministri ka thënë se në historinë e Kosovës dhe të UÇK -së, rezistenca e Jasharajve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltaret dhe të tilla do të mbetën.

“E hëna e sotme na ka mbledhur këtu për ta përkujtuar Epopenë e UÇK-së në 25 vjetorin e saj. Plot një çerek shekulli më parë mijëra forca të armatosura të Serbisë e rrethuan Prekazin”.Pas 5,6,7 marsit të viti 1998  ushtria e UÇK-së do të rritej si një ushtri vullnetarësh. Në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës rezistenca e Jasharve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore dhe të tilla do të mbeten”., ka përfunduar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.