Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti sapo tregoi arsyen pse ambasadorët e QUNIT-it i shkuan në zyre

Gazeta10
06 May 2024 - 23:33

Nesër (e martë) në Strasburg pritet të takohen zëvendësministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës.

Sipas njoftimit në faqen e Këshillit të Evropës, ata do ta përgatisin agjendën për takimin e Komitetit të Ministrave që mbahet më 16-17 maj.

Në postimin e tij në X, Kryeministri Kurti takimin e sotëm me ambasadorët e QUINT’it e ka lidhur pikerisht me takimin e nesërm në Strasbourg.

“Para takimit të nesërm në Këshill të Evropës rreth axhendës së Komitetit të Ministrave, u takova me ambasadorët Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe BE-së dhe rikujtova se Asambleja dhe Raportuesja Dora Bakoyannis kanë konkluduar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.