Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti shkruan për vendimet e mbledhjes së sotme, tregon rezultatet e tyre

Gazeta10
26 October 2022 - 17:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar vendimet që ka marrë Qeveria e Kosovës në mbledhjen që ka pasur sot, raporton Gazeta10.

Teksa ka përmendur secilën pikë që është miratuar ai ka treguar edhe për rezultatet që pritet që ato të japin.

Kurti ka thënë se janë miratuar 19 vendime që do të ndikojnë në drejtësi, shëndetësi, ekonomik dhe infrastrukturë.

Mbledhja sot e Qeverisë së Kosovës ka filluar rreth orës 10:30 minuta dhe ka zgjatur rreth një orë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Në mbledhjen e 102-të të Qeverisë, morëm 19 vendime, për drejtësi, shëndetësi, ekonomi, infrastrukturë etj.

Me Projektligjin e miratuar sot, për të parën herë në Kosovë, çështja e ekspertëve gjyqësor do të rregullohet me ligj.

Për blerje të barnave nga lista esenciale ndamë 4.2 milionë €.

Me qëllim nxitjen e zhvillimit në vend, miratuam Projektligjin për Zhvillim Rajonal të Balancuar.

Për mbrojtje të konsumatorit dhe rregullim të përgjegjësive të tregtarit, ndryshuam e plotësuam Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Me Samitin e Ballkanit Perëndimor, organizuar nga ‘‘The Economist’’ në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Kosova u bë pjesë e hartës së konferencave ndërkombëtare të kësaj reviste prestigjioze. Subvencionuam organizimin e këtij Samiti në Prishtinë.

Për menaxhim efektiv të numrit të qenve me dhe pa pronar, miratuam Strategjinë Kombëtare 2022-2028.

Për të nderuar festën e madhe kombëtare të 28 nëntorit, për shënim të 110-të vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, themeluam Këshillin Organizativ për ceremoninë shtetërore.

Iniciuam hartimin e Planit të detajuar për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë.

Për ndërtimin e Zonës Ekonomike Industriale në Podujevë, miratuam kërkesën për shpronësim.

Miratuam tri koncept-dokumente për: Fushën e Menaxhimit të Financave Publike; Shoqëritë Tregtare; si dhe atë për Inspektimin në fushën e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor, Ndërtimit dhe Banimit”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.