Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Gazeta10
29 August 2026 - 13:37

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar rreth 70 përfaqësues politikë dhe të organizatave civile të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Sanxhaku.

Ai tha se shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut.

Kurti tha se qasja e Republikës së Kosovës do të jetë mbështetja e qytetarëve të Luginës në forma të ndryshme.

Ai përmendi edhe mbështetjen ndaj studentëve, fëmijëve e të tjerëve.

Kurti theksoi se Kosova po avokon edhe në aspektin ndërkombëtar për të drejtat dhe interesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Në takim është diskutuar për zhvillimet dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe në Sanxhak, si dhe për nevojën e mbështetjes dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm institucional e shoqëror

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.