Analisti politik, Halil Matoshi i ka reaguar ashpër komentatorit, Blerim Gashi në edicionin special të emisionit “Politiko” i cili po mbahet në një studio të improvizuar në Ohër, atje edhe ku po vazhdojnë bisedimet mes palës kosovare dhe serb për aneksin e zbatimit të planit evropian.
Në një moment të caktuar komentatori i Politikos, Gashi gjatë një replike të tij ndaj Molliqajt ka përdorur gjuhën serbe, duke thënë se kot nuk kanë mbetur që 9 orë në bisedime Kurti e Vuçiqi, po pikërisht se Kurti s’i ka thënë ‘’razume’’ presidentit serb janë duke vazhduar bisedimet.
Për këtë ka reaguar, Matoshi i cili i është drejtuar moderatorit, Kushtrim Sadiku, me një kërkesë për të përkthyer dhe duke i thënë Gashit që të flas shqip sepse rinia nuk e kupton këtë gjuhë, shkruan Gazeta10.
“Zotëri Gashi 24-vjeçarët e sotëm nuk e kuptojnë gjuhën serbe, prandaj është mirë me fol shqip. Z.Gashi nuk i ka mbet asnjë punë tjetër veç me u rrok me opozitën e cila është pakicë absolute dhe e brishtë.”, i është drejtuar Matoshi Gashit./Gazeta10