Politiko

Kurti sipas Limajt: Kryeministër në mbrojtje të hajnisë!

Gazeta10
03 Shkurt 2025 - 22:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke e quajtur atë si “mbrojtës të hajnisë”.

Limaj e ka quajtur absurde kërkesën e Kurtit karshi Prokurorisë për t’u intervistuar në zyrën e tij si dëshmitar.

“Po del që kryeministri jonë si asnjëherë më parë është kthyer në mbrojtës të hajnisë. Ai që thojke hajnat në burg, me këtë sjellje ndaj Prokurorisë që për herë të parë ka ndodhur në Kosovë, bile kështu haptazi po del që ai po kthehet në mbrojtës të dyshimeve për  hajni”, ka thënë Limaj.

Tutje, Limaj është ndalur edhe tek dyshimet e fundit për dhënien e tendereve dhe mesazhet që pretendohen se janë në mes të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit.

“Për ma tepër sot patëm edhe disa sms në whatsapp unë nuk e di burimin e tyre, por aty po e shohim që kryeministri është i njoftuar për ato çfarë po ndodhin”, ka thënë ai në “Politiko”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.