Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti: S’mund t’i mbylli sytë para grupeve kriminale në veri

Gazeta10
02 June 2023 - 11:28

Kryeministri Albin Kurti tha sot se qeveria nuk do të dorëzohet përballë grupeve kriminale të cilat dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin e Kosovës.

Ai, derisa po raportonte në  Kuvendin e Kosovës lidhur me situatën  në veri të vendit, tha se tri kategori të grupeve kriminale veprojnë në veri.

Kurti deklaroi se objektet komunale në veri i takojnë Republikës së Kosovës, jo grupeve kriminale.

“Pasuria e objekteve publike të Kosovës, i takojnë Republikës së Kosovës. Përdorimi i tyre është i rregulluar me ligj në këtë kuvend. Unë nuk mund t’i mbyll sytë kur grupe kriminale testojnë rendin ligjor e kushtetues të Republikës”, tha Kurti.

Aigjithashtu ka treguan se në krye të këtyre protesteve rolë kryesor janë ish pjestarët e policisë të kosovë   

“Rolin të këtyre protestave e kan lujatur  edhe antarët formacionit ilegal  të  ashtu quajtur mbrojtes civile  dhe ish pjestarët e policisë të kosovë  ku janë.Janë tri kategori mes tyre: kategoria e parë janë kriminelët e mbrojtjes civile, kta janë pjesa ekstremiste, shoviniste e cila e admiron Millosheviqin dhe Putinin. Kategoria e dytë janë ata të administratës publike, të cilët nëse nuk dalin në protesta e humbin pagën dhe kategoria e tretë janë kompanitë e Radoiçiqit dhe Veselinoviqit”, deklaroi kryeministri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.