Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti sot pranon Raportin e Progresit, i njejti e kritikon pushtetin në disa rrafshe

Gazeta10
12 October 2022 - 9:42

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do ta pranojë Raportin e Progresit nga Komisioni Europian, raporton Gazeta10.

Drafti i këtij raporti i publikuar dje e kritikon pushtetin në Kosovë në disa rrafshe.

Ndër të tjera në këtë draft thuhet se qeveria pavarësisht pushtetit të numrave ka pasur vonesë në miratimin e ligjeve kryesore.

“Në Kosovë, qeveria e zgjedhur në vitin 2021, ka gëzuar një stabilitet politik dhe institucional falë shumicës solide. Kjo do të ishte dashur t’i ketë dhënë Kosovës mundësinë për të përshpejtuar përpjekjet për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe intensifikimin e aktiviteteve legjislative, përfshirë edhe ato të lodhur ame reformat drejt BE-së. Megjithatë, mungesa e shpeshtë e kuorumit në Kuvend, si dhe bojkoti i partive opozitare ka shkaktuar vonesa në miratimin e ligjeve kyç” thuhet në raport.

Më tej, bëhet e ditur se puna në Kuvend po ndikohet negativish dhe kjo po pengon vendimarrjen.

“Puna e Kuvendit vazhdon të ndikohet negativisht nga atmosfera polarizuese politike dhe vështirësitë për të arritur kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje, përkundër faktit se Qeveria bazohet në një shumicë të fortë”, thuhet në dokument.

Ky draft e ka vlerësuar pikën e bashkëpunimit të Kosovës me Bashkimin Europian për procesin e vetting-ut.

“Përkushtimi i Qeverisë që të implementojë në tërësi mendimin e Komisionit të Venecias për vetting-un e gjykatësve dhe prokurorëve, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, është i mirëpritur”, thuhet në draftin e raportit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.