Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti synon edhe një mandat në krye të VV-së, të martën shpall kandidaturën

Gazeta10
20 September 2022 - 1:11

Albin Kurti do t’ia mësyejë pozitës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje edhe për një mandat.

Vetëvendosje ka njoftuar se të martën në orën 18:00 do të bëjë shpalosjen e platformës së kandidatit për kryetar të kësaj partie, Albin Kurti.

Përveç Kurtit, nesër në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, do të shpalosen edhe platformat e kandidates për kryetare të organizatës Gratë për Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për kryetar të organizatës Rinia për Vetëvendosje, Behar Jashari.

“Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari”, thuhet në njoftim. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.