Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, flasin për luftën kundër krimit e korrupsionit

Gazeta10
17 January 2024 - 13:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Zvicër ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botërorë në Davos.

Në kuadër të kësaj, Kurti sot ka zhvilluar një takim me anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës, njëherit edhe shef i departamentit të drejtësisë dhe policisë, Beat Jans.

Kryeministri theksoi se Jans shprehu mbështetjen dhe admirimin në luftën kundër krimit e korrupsionit që po ndodh në Kosovë.

“Kam kënaqësinë të takohem me Anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës dhe kreun e Departamentit të Drejtësisë dhe Policisë, Beat Jans. Ai shprehu mbështetjen dhe admirimin e tij për luftën e vendit tonë kundër krimit dhe korrupsionit. Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin ligjor për një partneritet të fortë”, ka shkruar Kurti në “X”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.