Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi – detajet i nxjerr Sorensen

Gazeta10
11 November 2026 - 14:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim në Paris me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Gjatë takimit, Kurti dhe Sorensen kanë diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Përmes një njoftimi, Sorensen bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte rruga përpara në kuadër të Dialogut të Brukselit, si dhe aspektet e ndryshme të procesit të normalizimit.

Ai theksoi se, me institucionet tashmë të konsoliduara në Prishtinë, diskutimi u përqendrua në hapat e ardhshëm të dialogut dhe rëndësinë që ky proces ka për qytetarët në terren dhe për stabilitetin e rajonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.