Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Kurti takoi liderin e Partisë Laburiste, Keir Starmer

Gazeta10
01 Nëntor 2022 - 19:11

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste Keir Starmer, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin reciprok ndërmjet dy vendeve, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë.

Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët.

Kryeministri Kurti e njoftoi Starmer për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike, dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistëve në mbështetjen e Kosovës.

Keir Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje Kurtit për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media të Qeverisës së Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.