Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti takon Borellin e Lajçakun, flasin për planin evropian dhe takimin në Bruksel

Gazeta10
18 February 2023 - 20:28

Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçák.

Në këtë takim siç njofton Zyra e Kryeministrit, është diksutuar për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, transmeton Gazeta10.

Po ashtu, është diskutuar edhe për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.​

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.