Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti takon Imzon Vincenzo Paglia, diskutojnë për bashkëpunim bilateral

Gazeta10
07 December 2022 - 11:46

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, Imzont Vincenzo Paglia, ku ndër të tjera kanë diskutuar për bashkëpunim bilateral, raporton Gazeta10.

Në takim së bashku me Paglian ka qenë edhe zëvendësministri i Jashtëm i Italisë, z.Mario Giro.

Në takim është theksuar se Kosova është vend demokratik që respekton të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.

Këtu keni komunikatën e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia

Prishtinë, 7 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, së bashku me z.Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.

U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme. që jetojnë në shtetin tonë.

Kurti takon Imzot Vincenzo Paglia, diskutojnë për bashkëpunim bilateral

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryetarin e Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, Imzont Vincenzo Paglia, ku ndër të tjera kanë diskutuar për bashkëpunim bilateral.

 Në takim së bashku me Paglian ka qenë edhe zëvendësministri i Jashtëm i Italisë, z.Mario Giro.

Në takim është theksuar se Kosova është vend demokratik që respekton të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve.

Këtu keni komunikatën e plotë:

Kryeministri Kurti priti në takim Imzot Vincenzo Paglia

Prishtinë, 7 dhjetor 2022

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Imzot Vincenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën dhe Kancelar i Institutit  “Gjon Pali II”, së bashku me z.Mario Giro, ish-zëvendësministër i Jashtëm i Italisë.

Në takim u diskutua për fushat potenciale të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës me Selinë e Shenjtë në Vatikan, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

U bisedua për të drejtat dhe liritë e qytetarëve, në veçanti liritë fetare dhe trashëgiminë kulturore. U theksua se mbrojtja e tyre sigurohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të veçanta.

U theksua se Kosova është vend demokratik, i ndërtuar mbi bazën e sigurimit të respektimit të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Po ashtu, se mbrojtja e trashëgimisë kulturore paraqet një prej prioriteteve programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në këtë takim u vlerësua pasuria kulturore e vendit tonë, si vlerë universale dhe çelës për krijim të ndërveprimit shoqëror dhe tejkalim të dallimeve ndërmjet komuniteteve të ndryshme. që jetojnë në shtetin tonë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.