Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takon kryeministrin e Malit të Zi: Flasin për sfidat e përbashkëta

Gazeta10
16 Maj 2024 - 18:45

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Mal të Zi, dhe atje ka takuar kryeministrin e këtij vendi, Milojko Spajiq.

Në këtë takim të dy shefat e qeverive biseduan për rrugën e përbashkët të integrimit europian, sfidat dhe bashkëpunimet rajonale, raportet dypalëshe si dhe për ekonominë.

Sipas kryeministrisë, ky është takimi i tretë i liderëve të rajonit tonë për planin e rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor.

Njoftimi i plotë:

Në Kotor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim bilateral me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq.

Fillimisht, ai e falënderoi homologun e tij për mikpritjen e mbrëmshme në darkën e liderëve dhe për organizimin e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian për Planin e Rritjes së BE-së.

Në takimin e tyre të parë dypalësh, kryeministri Kurti dhe kryeministri Spajiq biseduan rreth raporteve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për bashkëpunimin rajonal dhe atë në rrugën e përbashkët të integrimit evropian, si dhe për mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të përvojave në fusha të ndryshme. Ata gjithashtu diskutuan edhe për projektet infrastrukturore që lidhin dy vendet, duke theksuar rëndësinë e tyre për qytetarët në të dy anët e kufirit.

Kryeministrit Kurti qëndroi sot në Kotor të Malit të Zi, ku nën sloganin “Një rajon, vizion i përbashkët” u mbajt takimi i tretë i radhës ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth Planit të Rritjes me Bashkimin Evropian dhe prezencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe organizatat partnere të rajonit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.