Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti takon Metën, ky i fundit e lavdëron për luftën kundër korrupsionit

Gazeta10
26 March 2023 - 18:46

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka pritur në një takim kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në rrjetin social facebook, Meta ka shkruar se në qendër të diskutimit me Kurtin ishte situata mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

 “Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social, ka shkruar Meta.

Ai tutje ka shkruar se “Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje”.

Sipas tij është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.