
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takojë kryetarët e komunave me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal, raporton Gazeta10.
Sipas një njofitmi të Qeverisë, kë këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës.
Takimi i tyre me kryetarët e komunave do të mbahet në Pejë me fillim nga ora 10:00 dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar./Gazeta10.