
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Cyrille Bellier, drejtor për Europën Lindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë, në Agjencinë Franceze për Zhvillim – AFD (Agence Française de Développement) dhe Vladimir Deliry, nga Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, raporton Gazeta10.
Me zyrtarët francez Kurti ka diskutuar për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.
Në diskutim e sipër Kurti ka thënë se Kosova ka potencial të madh në rajon.
“U bisedua për angazhimin e Agjencisë Franceze për Zhvillim në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet e përbashkëta drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në veçanti u bisedua për aktivitetet që janë pjesë e Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar investimeve strategjike socio-ekonomike në rajon në koordinim me objektivat e Bashkimit Evropian për integrimin e rajonit”, thuhet në njoftim / Gazeta10