Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti “tallet” pak me Edi Ramën, prezanton “Ballkonin e Hapur”

Gazeta10
11 July 2023 - 19:46

Pas përfundimit të orarit të punës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga ballkoni i qeverisë, ku shihet bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Pas zhvillimeve të fundit rreth të ardhmës së “Ballkanit të Hapur”, Kurti në këtë postim të tij ka përmendur ”Ballkonin e Hapur“, duke aluduar kështu te dështimi i idesë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për krijimin e “Ballkanit të Hapur”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.