Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti thotë se çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit

Gazeta10
29 September 2022 - 11:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit, raporton Gazeta10

Kurti më tej ka thënë se ai ka takuar bartësit e grevës dhe se çmimet nuk janë rritur vetëm për ta.

“Unë i kam takuar shumë herë BSPK-në edhe SBASHK-un edhe Këshillin Grevist dhe ata thoshin që janë rritu cmimet, cmimet nuk janë rritur në mënyrë specifike vetëm për mësuesit dhe arsimtarët”

Ai ka marrë edhe një shembull për këtë.

“Nëse në markete do të shkruante se cmimet e rritura vlejnë vetëm për arsimtarët dhe mësimdhënësit ky do të ishte një problem specifik”, ka thënë më tej Kurti.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.

SBASHK-u ka njoftuar se po shqyrton një opsion sipas së cilit do të pezullohet greva deri në janar të vitit 2023. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.