Gazeta10

Kurti u përgjigjet ashpër kritikave të Aliut: Unë përzihem në zgjedhje në SHBA, e lëre më në Preshevë

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur ministrit të Infrastrukturës, bashkëpartiakut të tij Liburn Aliu, i cili tha se partia që qeveris në Kosovë gaboi që e mbështeti publikisht Partinë për Veprim Demokratik në Luginën e Preshevës.

Kurti tha se LVV-ja i merr vendimet në organet e veta, ndërsa tha se ai tregon se kush duhet mbështetur edhe në BE e SHBA, “e lëre më në Ulqin e Preshevë”.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka qëndrimin e qartë dhe i merr vendimet në organet e veta. Ne e kemi mbështetur edhe Shaip Kamberin në zgjedhjet parlamentare. Aty nuk ka qenë vetëm një bllok, kanë qenë dy blloqe, dhe ne jemi përcaktuar për ta mbështetur aso kohe bllokun të cilit i ka prirë Shaip Kamberi”, tha Kurti para gazetarëve, kur iu kërkua koment për deklaratën e Aliut, raporton express.

“Unë jam kryeministër i Republikës, por njëkohësisht edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Ju e dini që unë flas publikisht se kush duhet mbështetur edhe në Bashkimin Evropian e në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e lëre më në Ulqin e Preshevë. Por, jo vetëm kaq”, tha ai.

Kurti tha se të gjitha partitë në Kosovë e Shqipëri mbështesin parti të caktuara jashtë vendit.

“Duhet theksuar se të gjitha partitë në Kosovë dhe në Shqipëri, në një mënyrë a një tjetër, kush më shumë e kush më pak, mbështesin parti të caktuara, por unë e bëj këtë hapur”, tha ai.

Kurti tha se beson se kjo që po bën “është shumë mirë”, ndërsa ia uroi fitoren në Preshevë, këshilltares së tij, Ardita Sinanit.

“Dhe jam i kënaqur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor si rezultat i partive politike shqiptare, me ç’rast, në Preshevë, konkretisht, ia uroj fitoren Ardita Sinanit”, tha Kurti.

Liburn Aliu tha mbrëmë se gabim ka qenë animi i Qeverisë së Kosovës për një parti politike për zgjedhjet në Luginë të Preshevës.

Duke përmendur faktin se vetë vjen nga Lugina, Aliu tha në RTK se nuk mund të mos flasë për këtë.

“Pavarësisht orientimit dhe simpatisë personale, po mendoj se kjo ka qenë gabim dhe veprim i gabueshëm”, tha ai.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej