Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti udhëton në Austri, do të marrë pjesë në një samit të të majtëve

Gazeta10
07 December 2022 - 16:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Austri, raporton Gazeta10.

Ai do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas njoftimit të ZKM-së, tema e këtij samiti do të jetë: Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor tani.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Vjenë të Austrisë. Atje merr pjesë në Samitin e Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor, me temën  “Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor TANI! Për një shoqëri sociale, demokratike, paqësore””, thuhet në njoftim. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.