
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Strasburg të Francës për të marrë pjesë në takimin e dhjetë të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, shkruan Gazeta10.
Gjatë kësaj vizitë, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të takohet edhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sonte për në Strasburg për të marrë pjesë në takimin e 10-të të Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit me BE-në. Gjatë qëndrimit dyditor, kryeministri Kurti do të takohet me deputetë dhe kryesues të grupeve kryesore politike të Parlamentit Evropian dhe me Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.”, thuhet në njoftim.
Kurti poashtu pritet që gjatë vizitës së tij të takoj edhe deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian./Gazeta10