Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti uron kryeministrin grek për mandatin e ri: Presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona

Gazeta10
26 June 2023 - 18:25

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis për fitore në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 25 qershorit.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti u shpreh se presin forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve tona.

“Urime kryeministrit grek @kmitsotakis për fitoren tuaj elektorale dhe mandatin e ri. Ju urojmë një mandat të dytë të suksesshëm si kryeministër dhe prosperitet të vazhdueshëm për popullin grek. Presim me padurim forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.