Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti viziton “FC Malisheva”, premton mbështetje për infrastrukturën sportive

Gazeta10
26 May 2026 - 14:18

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe kandidatët për deputetë Gani Krasniqi, Valon Hoti dhe Bylbyl Sokoli, vizituan të hënën klubin e futbollit “FC Malisheva” dhe stadiumin “Liman Gegaj”.

Mbështetja në përmirësim të infrastrukturës sportive do të jetë prioritet, e ndër to është edhe ndriçimi i fushës që do të mundësojë zhvillimin e ndeshjeve edhe në oraret e mbrëmjes.

“FC Malisheva po kalon nga arritjet në kampionatin vendor në gara ndërkombëtare. Vendi i tretë sivjet në Superligë dhe kualifikimi i tretë me radhë në UEFA Conference League. Përgëzime dhe shumë suksese në përfaqësimin e shtetit tonë në këtë ngjarje sportive”, tha kryeministri Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.