Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti viziton ShSKUK-un pas dorëheqjes së ministrit Latifi

Gazeta10
10 October 2022 - 9:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi, raporton RTK, transmeton Gazeta10.

Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Pas takimit Kurti, para mediave ka folur edhe për djegien e veturës së drejtorit të njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së. Sipas tij, edhe pse dy herë ia kanë djegur veturën ai prapë ka dalë sot në punë, kryeministri e falënderoi atë për përkushtimin.

Vizita e Kurtit në QKUK, ndodhë vetëm disa ditë pas dorëheqjes nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifit.

Aktualisht edhe Ministria e Shëndetësisë. por edhe QKUK-ja, janë pa drejtues dhe të dyja institucionet funksionojnë me zëvendës dhe ushtrues detyre./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.