Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti zbulon për Kanal 10 se çfarë do të ndodhë me ekipin menaxhues që e hartoi draft-statutin

Gazeta10
02 May 2023 - 23:05

Pas takimit trepalësh në Bruksel, kryeministri i vendit, Albin Kurti në një prononcim për Kanal 10 ka thënë se ekipi menaxhues që paraqiti sonte draftin e statutit të Asociacionit, s’do të jetë më pjesë e punës së negociatave, shkruan Gazeta10.

I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku, se a është shkarkuar ky ekip, Kurti tha se “nuk ka kuptim më ekipi menaxhues pasi që ta prezantojë draft-statutin”.

Tutje, kryeministri tha se dëshiron që dialogu të jetë intensiv dhe se sa i përket Aneksit të Marrëveshjes, nuk ka asnjë nen (drejtuar Asociacionit) më të rëndësishëm se sa tjetri, siç po potencon presidenti serb.

“Dua që dialogu të jetë intensiv e të merremi me të gjitha këto, edhe nëse e lexoni Aneksin e shihni se nuk ka parakushte, as një nën më të vlefshëm se tjetri, ka renditje të neneve dhe preambulë me pesë fjali. Por, synimi e dëshira e Vuçiqit që Asociacioni të jetë parakusht, por nga ajo që jemi dakorduar, tregon se duhet të merremi me të gjitha çështjet, normalizim të plotë e jo me nene me të rëndësishme se të tjera. Aq më pak me nene që bëhen më të rëndësishme se të tjerat”, ka thënë ai për Kanal10./Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
23 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.