
Komentatori politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka komentuar tensionet në tubimin elektoral në fushatën e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj.
Matoshi ka thënë se aktet e tilla janë të pahijshme dhe se Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur të drejtën e saj elektorale për ta mbajtur atë tubim.
“Në këtë rast LVV është në të drejtën e saj kushtetuese për të mbajtur një tubim elektoral. Këtu nuk mundet me pengu kerkush”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Tutje, ai ka theksuar se VV ka përdorur armë edhe të kalibrit më të lartë sa ka qenë në opozitë.
“Në anën tjetër, LVV ka ditë me përdorë armë të kalibrit më të madh sesa petardet që i përdorin teenagerat dhe fëmijët”, ka thënë ai.
Ndryshe, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, u prit me brohoritje të ndryshme, e në mesin e tyre pati edhe thirrje “Thaçi – Thaçi” dhe “Albin hajni”, derisa pranë tubimit ku u mblodhën disa qytetarë dhe Policia intervenoi për t’i larguar. /Gazeta10/