Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurtit i dorëzohet drafti i Projektligjit për Fondin Sovran

Gazeta10
13 March 2023 - 17:54

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot grupin e ekspertëve të ngarkuar me hartimin e Projektligjit për Fondin Sovran.

Grupi i ekspertëve, i udhëhequr nga koordinatorja Rrezarta Pllana, informoi Kryeministrin Kurti lidhur me punën intensive në hartimin e projektligjit, përfshirë këtu takimin me përfaqësuesit e fondeve investive nga Greqia e Sllovakia.

Projektligji për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës, është publikuar sot në platformën e konsultimeve dhe është i qasshëm për lexim dhe komentim të publikut dhe palëve të interesuara.

Fondi Sovran do të administrojë ndërmarrje e asete të Republikës me potencial zhvillimor, duke përmirësuar qeverisjen dhe duke rritur vlerën e tyre, me synim zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.​ /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.