
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për vendimin e marrur nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj vrasëve të Marigona Osmanit.
Kusari është shprehur se i është gëzuar vendimit të Gjykates për të dy të akuzuarit ku ka thënë se “Gjykata bëri Drejtësi për Marigonën dhe për të gjitha gratë e vajzat”.
‘’Jeta e Marigona Osmanit u shua padretësisht dhe brutalisht nga një vrasës dhe ndihmësi i tij.Dënimet e drejta të Gjykatave nuk i kthejnë në jetë viktimat, as Marigonën.Vendimet e drejta mbrojnë shoqërinë nga përsëritja e krimit, shpëtojnë jetë të tjera që mund të jenë në rrezik. Sot Gjykata bëri Drejtësi, për Marigonën dhe për të gjitha gratë e vajzat’’, shkroi Kusari.