
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka thënë përmes një postimi në Facebook se greva e SBASHK-ut nuk është rezistencë, raporton Gazeta10.
Sipas saj ky proces i mbajtjes larg fëmijët nga shkolla është i dëmshëm në shoqëri.
Ajo shton se kushdo që mundohet ta arsyetojë këtë veprim gabohet rëndë, dhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat po e humbin logjikën e veprimit.
“Kushdo që mundohet të bind opinionin publik se ka arsyetim për këtë veprim, jo vetëm se gabohet rëndë, por edhe krijon fakte të paqëndrueshme të cilat çdo ditë e më shumë po e humbin logjikën e veprimit”, shtoi Kusari Lila.
Përndryshe nuk është paralajmëruar ndërprerja e grevës as sot./Gazeta10