Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kusari-Lila u kërkon llogari mësimdhënësve: Sa orë në ditë punë efikase keni

Gazeta10
22 September 2022 - 13:11

Shefja e Gupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, gjatë fjalës së saj në Kuvendin e Kosovës, ka pyetur SBASHK-un se sa orën në ditë po punojnë këto ditë mësimdhënësit, raporton Gazeta10.  

Kusari-Lila ka thënë se cili është minimum i procesit aktual të punës.

“Unë kam një pyetje për SBASHK-un sot, cili është minimumi i procesit të punës, i procesit mësimor”

Tutje, ajo ka thënë se nuk ka fare një të tillë.

“A është nga 5 orë në 3 orë a është me orar të shkurtuar apo si është sepse nuk është fare”, ka shtuar ajo.

Kusari-Lila ka thënë se kjo temë i ka shkaktuar probleme edhe prindërve.  

“Gjithashtu për katër javë rradhazi, prindërve që janë të angazhuar në punë i është shkaktuar një telashe e re për të gjetur alternativa për kujdesin e fëmijëve”, ka thënë më tej Kusari-Lila.

Tutje, ajo ka thënë se ky vit do të duhej të fillonte ndryshe.

“Ky vit do të duhej të fillonte krejt ndryshe, është viti i parë që kur lufta me pandeminë është duke u menaxhuar tamam si duhet”, ka thënë Lila më tej.

Kusari-Lila ka thënë se dëmi është duke u shkaktuar fëmijëve dhe se pasojat do të jenë të parikuperueshme.

“Sa herë e shfrytëojmë një të drejtë tonë duke i shkaktuar dëm dikujt tjetër e bëjmë keqpërdorimin e asaj të drejte. Dëmi është duke iu shkaktuar fëmijëve me pasoja të parikuperueshme për një të ardhme jo afatshkurtër por afatmesme”, ka thënë Kusari-Lila më tej.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.