Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush është gjyqtarja e GJKKO-së që liroi Sali Berishën

Gazeta10
27 November 2024 - 18:34

Pas gati 1 viti në arrest shtëpie pasi refuzoi që të zbatonte masën “detyrim paraqitje” për aferën Partizani, ish-kryeministri Sali Berisha, ka fituar sot lirinë. Vendimi për lirimin e Berishës është marrë nga gjyqtarja e GJKKO-së, Flojera Davidhi.

Kush është gjyqtarja Flojera Davidhi?

Flojera Davidhi ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014. Pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-vjeçare si këshilltare ligjore pranë Njësisë Mbështetëse të komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Në majin e vitit 2021 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në mënyrë unanime të konfirmojë në detyrë gjyqtaren e Korçës Flojera Davidhi.

Nuk u evidentuan probleme as për pasurinë dhe as për figurën e gjyqtares në fjalë. Lidhur me pasurinë, Komisioni nuk ka gjetur probleme në pjesët takuese të gjyqtares Flojera Davidhi në dy sipërfaqe toke bujqësore të përfituara nga familja e oirigjinës në vitin 1993 në bazë të “Ligjit për tokën” në fshatin Goricaj të Lushnjës. Po ashtu, kanë rezultuar pa probleme edhe rezultatet e hetimit administrativ për pjesët takuese në shtëpinë e ndërtuar nga prindërit në vitin 1986 dhe të një njësie shërbimi në vitin 2001, në proces legalizimi, që janë përfituar nëpërmjet trashëgimisë nga babai i ndjerë. Në hetimin e Vetingut u konstatua se ajo ka aftësi të mira profesionale, organizative, se ka etikë në punë dhe aftësi personale.

Në tetor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor e emëroi gjyqtaren Fjorela Davidhi si pjesë të trupës së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit e Korrupsionit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.