Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush është Karl- Heinz Kraus dhe pse ka vendosur të investojë në Kosovë?

Gazeta10
23 February 2024 - 22:05

Java Multimedia Production, kompania amë e TV 10, Radio 10 dhe Gazeta 10, ka arritur marrëveshje partneriteti me fondin investiv gjerman, BKI Assets und Investments, me seli në Munchen të Gjermanisë.

Përfaqësues i BKI-së, Karl Heinze Kraus në një intervistë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka dhënë shumë detaje rreth marrëveshjes dhe fondit investim gjerman.

Ai ka treguar se kush e bindi që të vijë në Kosovë dhe pse vendosi që të investojë këtu.

“Emri im është shumë i njohur Kraus dhe kam një ndërmarrje të madhe në Mynih të Gjermanisë me mbi një mijë punëtorë dhe firma tjera në Gjermani. Kam shumë punëtorë nga Kosova që punojnë në ndërmarrjet e mia dhe shumë prej tyre kanë njohur edhe zoturin Isak Nezirin dhe para disa kohësh më ka propozuar që të vijë në Kosovë. Kam qenë i befasuar pak se çfarë do të bëjë në Kosovë, por ishte insistim i Nezrit që të vijë në Kosovë. Kemi ardhur me automjet, kemi biseduar gjatë rrugës për vendin. Kam marrë shumë informacione dhe pasi kemi arritur këtu prej momentit të parë, kam vërejtur se këta njerëz kjo miqësi, kjo afërsi, kam menduar se këtu mund të bëhet diçka”, ka thënë Kraus.

Ai ka thënë se tanimë me Eugen Nezirin kanë shumë plane të cilat dëeshirojnë t’i realizojnë bashkë në Kosovë.

“Tash këtu jemi me zotëri Eugen Neziri që të udhëhqim këtë ndërmarrje dhe kemi shumë plane përpara”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.