Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kush janë shqiptaro-amerikanët që i vizituan ish-krerët e UÇK-së në Hagë? 

Gazeta10
06 April 2023 - 11:48

Më 11 prill të vitit 1999, në oborrin e Royal Regency Hotel, Yonkers – NY,  për në luftë kundër serbisë, u nisën luftëtarët nga Amerika, duke iu bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 24 vjet më vonë, ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, mbajtën një protest me” moton : Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta 10.

Kurse, tre ish ushtarët e Batalionit Atlantiku, Ilmi Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi, nga SHBA, vizituan krerët e UÇK-së në Hagë.

 “Është dita më krenare, dhe më emocionale, shkruan ata përmes një mesazhi që përcollën në rrjetin social FB, duke thënë se, u takuan me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë, zotin Haradinaj, Gucatin, Mustafa dhe Pjetri, derisa shkruan se të gjithë luftëtarët e lirisë ishin mirë, dhe mjaft kurajoz.

“Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pamë edhe në këtë betejë të tyre, pas luftës me Serbinë në luftën e tyre me pa-drejtësinë që po u bëhet atyre. Me besimin e pa thyer që shumë shpejt ata do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan”, shkruan Ilmi Berisha, Agim Selmanaj dhe Arbër Muriqi.

Postimi i plotë:

Sot, në Hagë, patëm një ndër vizitat më emocionale të jetës tonë. Teksa takuam Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, Jakup Krasniqin. Aty takuam edhe Rexhep Selimin dhe, Nasim Haradinaj, Hysni Gucatin., Mustafajn dhe Pjetrin. Të gjithë krerët dhe ish luftëtarët e lirisë ishin mirë! Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pamë ata edhe në këtë betejë të tyre.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.