Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kushtrim Sadiku: Deputetja Vujiçiç, mosbesimi i madh i Kurtit me Vuçiqin për Asociacionin

Gazeta10
02 May 2023 - 14:23

Pak para takimit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gazetari i kanal10, Kushtrim Sadiku ka folur nga Brukseli për pritshmeritë e tij për këtë takim që për temë kryesore pritet ta këtë statutin e asociacionit të komunave me shumë serbe në Kosovë.

“Nuk pres marrëveshje për Asociacionin. Them se ndermjet Kurtit dhe Vuçiq ekziston një mosbindje e madhe dhe një mosbesim i theksuar rreth statutit të Asociacionit, por jo vetëm”, tha Sadiku.

Sipas Sadikut për Kurtin është e papranueshme që depuetja e Vuçiq, Danijela Vujicic, të jetë kordinatorja e statutit të Asociacionit dhe personi i cili vendos se si do të duket funksionimi i mekanizmit vetmenaxhues për serbët në Kosovë.

 “Duke qenë se ajo është lojaliste e theksuar e Vuçiqit, Kurti absolutisht nuk i beson asaj. Kurti sipas informacioneve që i kam, mendon se ajo në formë krejtësisht bizantine është e instaluar në krye të ekipit menaxhues, edhe atë nga Goran Rakiqi direkt, në kohën pas rrëzimit të qeverisë Kurti 1”, tha Sadiku tutje.

Sadiku tutje tha se informacionet e tij janë se ajo po tenton t’i jep Asociacionit kompetenca ekzekutive, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Këtë edhe e ka shkruar n2 plan, të cilin pritet tua shpalosë sot zyrtarëve në Bruksel. Sipas tij kjo është pika që pa dyshim i ndanë dy liderët.

“Bashkimi Evropian do tentojë që ta ‘shpëtojë fytyrën’, nepërmjet deklaratës së përbashkët të liderëve të Kosovës dhe Serbisë për sa i takon përsonave të pagjetur, pikës më te dhimbshme pa dyshim të kosovarëve, të cilët kanë qenë viktima të regjimit të cilin për ironi, e ka mbështetur vetë Vuçiqi. Do ta shohim se cfarë përmbanë kjo deklaratë, e cila pritet të jetë një zotim që t’i jep një epilog vuajtjeve edhe ashtu të pashërueshme të njerëzve më të afërm të viktimave të luftës”, ka thënë tutje Sadiku. Gazetari Sadiku në fund ka njoftuar që në Bruksel po qëndron edhe zv ndihmës sekretari amerikan i shtetit Gabriel Escobar, i cili po angazhohet me vullnetin e tij të madh, për të përafruar palët për marrëveshjen e statutit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.